Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Nis sot më 5 tetor viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Rreth 120 mijë studentë do të ndjekin studimet e tyre në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditorët universitare.
Për mijëra maturantë, kjo ditë shënon nisjen e një etape të re, pas përfundimit të arsimit të mesëm dhe procesit të aplikimit për programet universitare. Universiteti i Tiranës mbetet një nga zgjedhjet kryesore të maturantëve, me interes të lartë për një sërë programesh studimi.
Këtë vit, ndër degët që kanë tërhequr më shumë interes janë programet që lidhen me fushën e shëndetësisë, teknologjinë e informacionit dhe inxhinieritë. Në fokus të studentëve vijojnë të jenë edhe degët e ekonomisë dhe financës, të cilat mbeten ndër programet më të kërkuara.
Interesi për këto fusha lidhet edhe me mundësitë që ofrojnë në tregun e punës, ku profesionet në shëndetësi, teknologji dhe inxhinieri kanë kërkesë të vazhdueshme. Ndërkohë, programet e ekonomisë dhe financës vijojnë të jenë një alternativë e preferuar për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në sektorin privat dhe atë financiar.
Me nisjen e vitit të ri akademik, universitetet rikthehen në ritmin e leksioneve, seminareve dhe aktiviteteve akademike. Për studentët e vitit të parë, kjo është një eksperiencë e re, me ndryshime të rëndësishme krahasuar me jetën në shkollën e mesme.
Për mijëra të rinj, nisja e universitetit përfaqëson jo vetëm fillimin e një cikli të ri arsimor, por edhe hapin e parë drejt profesionit dhe karrierës së tyre të ardhshme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)