play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9544 Results / Page 26 of 1061

Background

Bota

Zelensky: SHBA propozon takim trepalësh Ukrainë-Rusi në Emiratet e Bashkuara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar organizimin e një takimi trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, me synim diskutimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës. Sipas Zelenskyt, takimi do të zhvillohej në nivel teknik, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe janë propozuar si një nga vendet e mundshme për zhvillimin e tij. Ukraina, tha ai, është në pritje të propozimit amerikan për […]

today25/09/2026

Europa

Papa Leoni XIV nis vizitën katërditore në Francë, Parisi përgatitet për një meshë masive

Papa Leoni XIV ka nisur sot vizitën e tij katërditore në Francë, ku në qendër të programit do të jetë një meshë masive në Paris, që pritet të mbledhë më shumë se gjysmë milioni besimtarë. Sipas pritjeve, rreth 600 mijë katolikë pritet të marrin pjesë në aktivitetet e zhvilluara përgjatë Champs-Élysées dhe pranë Harkut të Triumfit. Pjesëmarrja e lartë pritet ta shndërrojë vizitën e Papës në një prej ngjarjeve më […]

today25/09/2026

Sport

Antonio Conte drejt rikthimit në Premier League

Antonio Conte po përmendet në Itali si favorit për të zëvendësuar Michael Carrick në stolin e Manchester United, nëse bëhen ndryshime. Trajneri italian është pa kontratë që nga vera, kur ndërpreu me marrëveshje të dyanshme kontratën me Napolin, një vit para përfundimit. Në dy sezonet e tij me klubin italian, Conte fitoi titullin e Serie A dhe Superkupën e Italisë, duke e mbyllur gjithmonë kampionatin në dy vendet e para. […]

today24/09/2026

Sport

Përgatitjet për duelin me Bjellorusinë, Asllani dhe Cake në dyshim

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot, më 24 shtator, seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ekipi i drejtuar nga tekniku Rolando Maran e nisi stërvitjen në palestër, përpara se të zbriste në fushë, ku zhvilloi ushtrime taktike, provoi skema të ndryshme të lojës, goditjet standarde, si dhe ushtrime të tjera të programit stërvitor. Ashtu si edhe një ditë më […]

today24/09/2026

Bota

105-vjeçari nën hetim për krime naziste

Më shumë se 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, prokuroria gjermane po heton një 105-vjeçar, i dyshuar për bashkëpunim në disa vrasje në një kamp nazist për robër lufte. Prokurorët gjermanë kanë nisur hetimet ndaj një burri 105-vjeçar, i cili dyshohet se ka shërbyer si roje në kampin nazist të robërve të luftës Stalag 326 VI K, në Senne, në veriperëndim të Gjermanisë. I dyshuari dyshohet për […]

today24/09/2026

Bota

Macklemore njofton turneun “Free Palestine”, koncert edhe në Dublin

Reperi amerikan Macklemore ka njoftuar një koncert në Dublin, si pjesë e turneut të tij të ri “Free Palestine”, me të ardhurat që do të shkojnë për organizata që mbështesin palestinezët. Macklemore do të performojë në 3Arena në Dublin më 26 tetor, ndërsa më pas do të vijojë me koncerte në Paris më 29 tetor dhe në Londër më 30 tetor. Sipas organizatorëve, të gjitha të ardhurat nga këto koncerte […]

today24/09/2026

Sport

Eriksen ndërpret kontratën me klubin gjerman

Christian Eriksen ka mbyllur para kohe bashkëpunimin me Wolfsburgun, me klubin dhe futbollistin danez që kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës që skadonte në vitin 2027. Vendimi vjen pas rikthimit të problemeve kardiake të Eriksenit gjatë një ndeshjeje mes Danimarkës dhe Ukrainës në qershor. Futbollisti, i cili prej gjashtë vitesh jeton me një defibrilator në zemër, u rrëzua në fushë, por arriti të largohej vetë nga loja. Pas incidentit, […]

today23/09/2026

Sport

Te Milani punojnë për rinovimet, synohet firma me tre lojtarë

Milani ka nisur punën për rinovimin e kontratave të tre lojtarëve të rëndësishëm për projektin e trajnerit Ruben Amorim. Bëhet fjalë për Strahinja Pavlovic, Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic. Kontrata aktuale e Pulisic skadon në qershor 2027, me një pagë prej 4 milionë eurosh neto në sezon, por Milani synon ta zgjasë bashkëpunimin të paktën deri në vitin 2031. Për amerikanin po diskutohet një pagë rreth 5 milionë euro neto, […]

today23/09/2026

Bota

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësisht presionit të Donald Trump

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul ka kundërshtuar thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump që vendet anëtare të largohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke deklaruar se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë institucionin me seli në Hagë. Në një intervistë për transmetuesin publik gjerman Deutschlandfunk, Wadephul tha se GJNP-ja është pjesë e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe e historisë së qytetërimit evropian. Ai theksoi se qëndrimi i […]

today23/09/2026