play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9544 Results / Page 22 of 1061

Background

Sport

Kosova rikthehet sot në fushë

Përfaqësuesja e Kosovës luan sot ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, me synimin për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Austrisë. Misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për “Dardanët”, të cilët përballen me Izraelin në orën 20:45 në një sfidë që zhvillohet në Debrecen të Hungarisë. Kosova e nisi këtë edicion me një fitore 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në Prishtinë, ndërsa në […]

today01/10/2026

Bota

Protestuesit i vënë “flakën” Francës, përplasje me policinë. Lecornu mbledh urgjentisht qeverinë

Protestat e nxënësve të shkollave të mesme në Francë po përhapen edhe në universitete, ndërsa pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit, kryeministri Sébastien Lecornu ka thirrur urgjentisht një mbledhje ndërministrore për të diskutuar situatën. Nxënësit kanë bllokuar hyrjet e shkollave për të kërkuar zëvendësimin e mësuesve që mungojnë, klasa me më pak nxënës dhe kushte më të mira në shkolla. Mbi 300 institucione arsimore në të gjithë Francën […]

today01/10/2026

Politikë

Von der Leyen në Kosovë, Kurti: Jemi gati për hapin e radhës drejt anëtarësimit në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi sot, më 1 tetor, një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, reformat dhe procesin e integrimit evropian. Kurti deklaroi se Kosova ka shënuar progres në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë, duke theksuar […]

today01/10/2026

Sport

Shitet për 12.3 milionë dollarë fanella e Michael Jordan

Për 12.3 milionë dollarë u shit fanella e veshur nga Michael Jordan në ndeshjen e tretë të finaleve të NBA-së të vitit 1998, duke vendosur një rekord të ri absolut për veshjet më të shtrenjta të përdorura në historinë e basketbollit. Ankandi u zhvillua në platformën dixhitale Joopiter, të themeluar nga Pharrell Williams. Fanella e sezonit historik i njohur si “The Last Dance” me Chicago Bulls tejkaloi rekordin e mëparshëm […]

today01/10/2026

Sport

Bologna interesohet për Hysajn

Bologna është e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Skuadra e Serisë A italiane e konsideron 32-vjeçarin si profilin ideal për të zëvendësuar Emil Holm, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Mësohet gjithashtu se drejtori sportiv i skuadrës Xhovani Sartori ka qenë edhe në San Marino për të parë nga afër gjendjen e […]

today01/10/2026

Bota

Lufta SHBA-Iran, Japonia kërkon vrull të ri diplomatik dhe lundrim të sigurt

Japonia të enjten i kërkoi Iranit të tregojë “fleksibilitet maksimal” dhe bëri thirrje për ndërtimin e “vrullit për diplomaci” për t’i dhënë fund luftës SHBA-Iran, sipas Ministrisë së Jashtme japoneze. Kjo ndodhi në një telefonatë midis ministrit të Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi dhe homologut të tij iranian Abbas Araghchi, thuhet në një deklaratë të ministrisë. Motegi tha se bisedimet indirekte midis Washingtonit dhe Teheranit kanë qenë “në zhvillim e sipër […]

today01/10/2026

Sport

Përplasja e Ronaldos me trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus: Nuk refuzoi asgjë

Portugalia përgatitet për sfidën ndaj Danimarkës, por vëmendja kryesore është te Cristiano Ronaldo. Kapiteni nuk u stërvit me grupin dhe zhvilloi një program individual, duke rikthyer diskutimet për situatën e tij në kombëtare. Trajneri Jorge Jesus tregoi, se çfarë ka ndodhur vërtetë. “Është e vërtetë që fola me të. Krijuam një plan, ashtu siç bëra edhe me Bruno Fernandes, dhe i thashë Cris se nuk do të luante as ndaj […]

today30/09/2026

Sport

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, pas fitores 0-3 ndaj San Marinos në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës, me programin e punës të përshtatur sipas minutave të aktivizimit të lojtarëve. Futbollistët që u aktivizuan ndaj San Marinos zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program […]

today30/09/2026

Bota

Franca përballë krizës së borxhit/ 3.6 trilionë euro borxh dhe interesa që afrohen te 100 miliardë, sfida e madhe para zgjedhjeve të 2027

Franca po përballet me një situatë të vështirë financiare në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027. Borxhi publik ka arritur në 3.595 trilionë euro në fund të qershorit, duke kapur rreth 119% të PBB-së, niveli më i lartë që nga viti 1946. Presioni po rritet edhe për shkak të kostos së huamarrjes. Rendimenti i obligacionit francez 10-vjeçar është ngjitur në rreth 4.7-4.8%, ndërsa kostoja e shërbimit të borxhit pritet […]

today30/09/2026