Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Mesfushori i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani është duke shkëlqyer në këtë Ligë Kombesh.
Në 4 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë kompeticion, 24-vjeçari ka regjistruar statistika shumë pozitive, të cilat e rendisin atë mes futbollistëve me rendimentin më pozitiv në të gjitha ligat.
Asllani ka qenë protagonist në të gjitha ndeshjet e luajtura nga Kombëtarja, mbi të gjitha ndaj San Marinos që solli fitoren me dopietën e tij.
Numri 8 i kuqezinjve është një nga 5 lojtarët që në këtë Ligë Kombesh është vlerësuar me notën 10 absolute nga “Sofascore” bashkë me Olise, Kane, Bellingham dhe Valta.
Por statistikat nuk përfundojnë këtu, pasi Asllani është mes më të mirëve edhe për pasime kyçe për ndeshje dhe topa të gjatë të saktë.
Sigurisht që në krahasimin me lojtarët e tjerë duhet llogaritur edhe fakti që Shqipëria është në Ligën C dhe ka ndeshje më të lehta, por statistikat konfirmojnë një rritje të dukshme të mesfushorit kuqezi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)