Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Manchester City ndodhet përballë një prej çështjeve disiplinore më të rëndësishme në historinë e Premier League, teksa vijon procesi lidhur me shkeljet e pretenduara financiare të klubit.
Nëse akuzat do të çonin në një sanksion të rëndë, në tryezë mund të jenë disa masa, nga zbritja e pikëve deri te rënia nga Premier League, kufizimet në merkato dhe masa të tjera disiplinore.
Por pikërisht këtu shfaqet një skenar që do të krijonte një situatë të pazakontë në futbollin europian.
Në teori, nëse skuadra do të siguronte në fushë një pozicion që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe do të përmbushte kriteret për licencimin UEFA, mund të ekzistonte mundësia që të merrte pjesë në Champions League, pavarësisht një sanksioni që do ta zbriste nga elita e futbollit anglez.
Një situatë e tillë do të ishte jashtëzakonisht e rrallë, një klub që humbet vendin në Premier League për shkak të një dënimi të rëndë, por që në të njëjtën kohë vazhdon të luajë në kompeticionin më prestigjioz të Europës.
Megjithatë, ky skenar mbetet hipotetik dhe do të varej nga një sërë faktorësh, mbi të gjitha nga pozicioni që City do të zinte në kampionat dhe nga përmbushja e të gjitha kritereve të UEFA-s.
Ndërkohë, klubet e tjera të Premier League pritet të kenë një rol të rëndësishëm në debat.
Sipas raportimeve të mediave britanike, disa prej tyre kanë shprehur shqetësimin se një penalizim vetëm me pikë, i aplikuar në një sezon të vetëm, mund të mos reflektonte peshën e shkeljeve të pretenduara.
Në diskutim është edhe mundësia e një penalizimi të shpërndarë në disa sezone, çka do të kishte pasoja shumë më të mëdha për të ardhmen sportive të Manchester City-t.
Në skenarë të caktuar mund të përfshihen edhe kufizime në transferime për disa merkato.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)