play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Gara për FIFA-n, Vega sfidon Infantinon

today08/10/2026

Background
share close

Ka nisur zyrtarisht gara për presidencën e FIFA-s, me zgjedhjet që do të zhvillohen në marsin e ardhshëm në Marok. I pari që del hapur në garë përballë Gianni Infantinos është Ramón Vega.

Ish-mbrojtësi i Zvicrës, i cili ka luajtur edhe me Cagliari-n dhe Tottenham-in, në moshën 55-vjeçare ka shpallur kandidaturën e tij, duke u paraqitur si një alternativë për ndryshimin e kursit të futbollit botëror.

Sipas tij, mënyra se si është drejtuar organizata deri tani ka dëmtuar moralin e botës së futbollit dhe ka cënuar kredibilitetin e saj.

Por Vega nuk është një emër i ri në këtë garë. Ai ka tentuar të kandidojë edhe në vitet 2015, 2019 dhe 2022, por pa arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Për të hyrë zyrtarisht në garë, kandidatët duhet të kenë mbështetjen e të paktën pesë federatave kombëtare.

Ndërkohë, Gianni Infantino ka nisur tashmë një fushatë aktive për të siguruar mbështetje në vende të ndryshme.

Edhe UEFA po shqyrton mundësinë e një kandidature alternative, megjithëse deri tani nuk ka një emër që të gëzojë një konsensus të gjerë.

Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 18 nëntor, ndërsa zgjedhjet e 18 marsit do të përcaktojnë jo vetëm presidentin e ardhshëm të FIFA-s, por edhe drejtimin që do të ndjekë futbolli botëror në vitet në vijim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *