play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

sashaclubfm

6809 Results / Page 211 of 757

Background

Bota

Nis hetimi për shkarkimin e tij, ish-bossi i OpenAI punësohet nga Microsoft

Drejtuesi i ri i kompanisë OpenAI, që krijoi platformën e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka kërkuar hetim për shkarkimin e bashkë-themeluesit të kompanisë Sam Altman. Kompania OpenAI ka emëruar Emmett Shear si drejtor të përkohshëm, ndërkaq ish-shefi i kësaj kompanie, Sam Altman, i është bashkuar Microsoft-it për të punuar në një nismë të re të saj për inteligjencën artificiale. Shear ka deklaruar se do të caktojë një hetues të pavarur për […]

today21/11/2023

Bota

Në Brazil temperaturat shkojnë 44.8 °C, alarmohen autoritetet

Në Brazil janë regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë, 44.8 gradë Celsius. Ky rekord u shënua të Dielën në Araçuai të Brazilit juglindor. Kjo valë e të nxehtit,  i atribuohet fenomenit të njohur tashmë “El Nino” i cili ka sjellë shumë ndryshime klimatike. Meterologët besojnë se situata do të ndryshojë brenda javës, megjithatë disa zona janë më të rriskuara. Sipas Institutit Kombëtar të Meterologjisë, 3 qytete do përballen me temperatura […]

today21/11/2023

Bota

Adhuron Trump, kush është Presidenti i ri i Argjentinës? Njihet ndryshe si “El loco”

Miqtë dhe armiqtë e krahasojnë atë me ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro. Të tjerë e kanë quajtur ekonomistin me stilin e veçantë të flokëve një përzierje të Boris Johnson dhe kukullën e filmit horror “Chucky”. Bëhet fjalë për Javier Milei ,presidenti i ri i Argjentinës. Në një libër biografik presidenti i ri përshkruhet  si një person i vetmuar i cili gjatë fëmijërisë u dhunua nga  prindërit […]

today21/11/2023

Politikë

Operacioni i SPAK, Balla: Vijojmë vetëpastrimin e policisë

Operacioni i fundit i finalizuar nga SPAK, ku mes personave që u lëshuan urdhër arreste ishin zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla e çon Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit. Balla thotë se operacionet e prokurorisë së posaçme në koordinim me policinë e shtetit, po vetëpastrojnë gjithnjë e më shumë radhët e uniformave blu. “Dosja në fjalë është një skaner i qartë i […]

today21/11/2023

Politikë

Marrëveshja për emigrantët, Dhoma e Ulët në Itali nis diskutimet

Dhoma e Ulët e Parlamentit italian nisi sot diskutimet për miratimin e marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, prezantoi me detaje marrëveshjen, para deputetëve, për të cilën tha se do të shërbejë si model zgjidhjeje për çështjen e emigrantëve edhe për vende të tjera europiane. Sipas Tajanit, në Shqipëri do të vijnë vetëm dy kategori emigrantësh: ata të cilëve u refuzohet azili, pasi […]

today21/11/2023

Sport

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, vendime të ashpra në Kategorinë e Parë

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në FSHF ka marrë vendimet e fundit, sa i takon rasteve të fundit në të gjitha Kategoritë e futbollit shqiptar. Sa i takon Kategorisë së Parë, bien në sy disa vendime të ashpra. Apolonia është gjobitur me në masën 100.000 lekë, pasi dështoi të organizojë si duhet ndeshjen. 4 ndeshje pa spektatorë dhe gjobë 200.000 lekë për Vorën, për shkak të sjelljes së tifozëve. Gjithashtu, […]

today21/11/2023

Politikë

Rama takon ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në vend: E ardhmja e Gazës duhet të jetë pa Hamas dhe trupa izraelite

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në Shqipëri, ku ka folur rreth luftës në Gaza. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, Rama thotë se vendi ynë është tejet i shqetësuar për atë që po ndodh me civilët që prej 7 Tetorit atje duke theksuar nga ana tjetër se Hamasi s’mund të ketë të ardhme politike. “Ne nuk duhet të […]

today21/11/2023

Politikë

Begaj në 115-vjetorin e Ditës së Alfabetit: Gjuha shqipe të pasurohet në përputhje me realitetet e reja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 115-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip të zhvilluar sot në Manastir. Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar. Në nderim të përpjekjeve të bëra 115 vjet më parë nga atdhetarët tanë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si […]

today21/11/2023

Sport

“EURO 2024” merr formë, ja 20 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin

Ka shkuar në plot 20 numri i kombëtareve që kanë arritur të sigurojnë një biletë për në Europianin e Gjermanisë. Mbrëmjen e sotme, Italia, Çekia dhe Sllovenia, rezervuan “fluturimin” drejt EURO 2024, ndërkohë që dilema e vetme për sa i përket kualifikueseve mbetet ai në grupin E, ku Kroacia dhe Uellsi, do të vendosin pikat mbi I. Gjermania ka qenë skuadra e parë si vendi pritës, e me radhë sipas […]

today21/11/2023

0%