Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Drejtuesi i ri i kompanisë OpenAI, që krijoi platformën e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka kërkuar hetim për shkarkimin e bashkë-themeluesit të kompanisë Sam Altman.
Kompania OpenAI ka emëruar Emmett Shear si drejtor të përkohshëm, ndërkaq ish-shefi i kësaj kompanie, Sam Altman, i është bashkuar Microsoft-it për të punuar në një nismë të re të saj për inteligjencën artificiale. Shear ka deklaruar se do të caktojë një hetues të pavarur për të shqyrtuar se çfarë çoi në shkarkimin e Altman dhe të hartojë një raport mbi këtë zhvillim brenda 30 ditësh. Ai tha se gjithashtu planifikon që gjatë muajit të ardhshëm të reformojë ekipin drejtues pas dorëheqjeve të fundit për ta ta forcuar atë.
Ndërkaq qindra punonjës të kompanisë kanë kërcënuar me dorëheqje nga OpenAI. Microsoft ka investuar miliarda dollarë tek OpenAI dhe ka ofruar kapacitete kompjuterike për të vënë në punë sistemet e saj të inteligjencës artificiale. Në rrjetin social X, drejtuesi ekzekutiv i Microsoftit Satya Nadella shkroi se ishte “jashtëzakonisht i entusiazmuar ” nga vendimi për të punësuar ish-drejtuesit e OpenAI Sam Altman dhe se dy palët mbesin të përkushtuar për partneritet.
Bordi i OpenAI njoftoi se Altman ishte shkarkuar pasi arriti në përfundimin se “nuk kishte qenë plotësisht i sinqertë në raportimin e tij me anëtarët e bordit. Për pak kohë drejtimin e kompanisë OpenAI e mori shqiptarja Mira Murati e cila ka qenë pjesë e ekipit drejtues të kësaj kompanie prej pesë vitesh, ndërsa mbetet e paqartë se pse ndodhi zëvendësimi i saj.
Sam Altman ndihmoi në ngritjen e ChatGPT dhe zhvilloi një turne botërore për të takuar zyrtarë qeveritarë gjatë këtij viti, duke joshur audienca të mëdha në ngjarje publike, Jo vetëm kaq por ai foli edhe për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe përpjekjet për të rregulluar me ligj përdorimin e kësaj teknologjie të re.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)