play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

889 Results / Page 30 of 99

Aktualitet

Bonus për pensionistët/ Festat, 5000 për të moshuarit. Shpërndarja nis nga 1 dhjetori

Pensionistët mund të tërheqin bonusin prej 5 mijë lekësh duke nisur që nga data 1 dhjetor. Në total parashikohet të përfitojnë 767 të moshuar që trajtohen me pension. Në buxhetin e këtij viti janë programuar 3.5 miliardë lekë në total që do të shkojnë për bonusin e pensionistëve, por përfitues do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, persona që trajtohen me pension familjar dhe pension social. Shpërndarja do […]

today28/11/2023

Aktualitet

Me flamuj, motorë dhe simbole Kombëtare, fotot pikante nga “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë

Në Paradën e mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk kanë munguar këngët e vallet shqiptare, mes të cilave “Mora Fjalë”, e cila është kthyer në një “himn” për shqiptarët kudo ku ndodhen. Po ashtu nuk kanë munguar as motoristët të cilët po marshojnë në nder të përvjetorit të 111 të Pavarësisë. Kujtojmë se 111 vite më parë Shqipëria fitoi Pavarësinë nga Perandoria Osmane.

today28/11/2023

Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vishet kuq e zi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës uroi udhëtarët shqiptarë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe promovoi disa prej elementëve më të bukur të kulturës, për udhëtarët e huaj. Grupi i ansamblit të Këngëve dhe Valleve performoi në pika të ndryshme të terminalit duke krijuar një atmosferë magjike për udhëtarët vendas e të huaj, me këngët dhe meloditë tradicionale të muzikës popullore shqiptare. Aeroporti u gjallërua përmes elementëve […]

today28/11/2023

Aktualitet

Shqipëria feston 111- vjetorin e shpalljes së pavarësisë! Për herë të parë zhvillohet ‘Parada e shqiptarëve’

Shqipëria feston sot 111 vite Pavarësi! 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. […]

today28/11/2023

Aktualitet

Harrohet tradita, shqiptarët jashtë trojeve për festat e nëntorit, ‘kërcejnë’ biletat e avionëve

Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin. Dhe ndonëse nëntori konsiderohet si muaj i ftohtë apo me shira, duket se shqiptarët nuk kanë menduar kështu. Përfaqësues të një kompanie thonë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët, kanë dashur të planifikojnë një udhëtim jashtë, […]

today27/11/2023

Aktualitet

“Manipulon videot dhe zërin me saktësi”, BIRN: Revolucioni i AI ngre shqetësime për sigurinë e informacionit në Shqipëri

Studentë, gazetarë dhe profesionistë të tjerë në Shqipëri po e përdorin inteligjencën artificiale si një mjet ndihmës në punën e tyre të përditshme, por bashkë me avantazhet teknologjike lindin edhe shqetësime të reja për keqpërdorimin. Në fillim të tetorit, një video me përmbajtje erotike qarkulloi masivisht në telefonat celularë të shqiptarëve dhe përmes publikimit në mediat tabloide. Videoja u bë virale për shkak të ngjashmërisë së vajzës që shfaqej në […]

today27/11/2023

Aktualitet

Policia e Shtetit, në gatishmëri të përforcuar deri më 30 Nëntor

Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar deri më 30 Nëntor për shkak të festimeve të Pavarësisë. Përforcimi i sigurisë nisi që mbrëmjen e 25 Nëntorit për shkak të motit të keq, ku efektivët e policisë u shkuan në ndihmë dhjetëra qytetarëve, të cilët u bllokuan si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, duke i evakuar me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe duke i dërguar në […]

today27/11/2023

Aktualitet

LAJM i FUNDIT/ Ndërron jetë aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

Aktori i shquar i humorit shqiptar, një nga emblemat e tij, i madhi Zef Deda, mësohet se ka ndërruar jetë sot. Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Ai ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka lënë në teatrin dhe në komedinë shqiptare, gjurmë të forta. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një […]

today24/11/2023

Aktualitet

Rama ndan videon: Në Krujën e Skënderbeut do të hapet “Shtëpia e arbëreshëve”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga ajri të kryeqendrës arbërore të Krujës. Te kjo e fundit do të hapet “Shtëpia e arbëreshëve”, një muze me asete të çmuara kulturore. Në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan: Mirëmëngjes, dhe me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë! Ndërkohë në […]

today24/11/2023

0%