SPAK publikon strategjinë për parandalimin e krimeve zgjedhore
Prokuroria e Posaçme ka bërë publike “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”. SPAK deklaron se kjo strategji mbështetet në verifikimin në terren të indiceve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme. Struktura qendrore do të drejtohet nga Altin Dumani, ndërsa në përbërje do të ketë edhe prokurorë, hetues të BKH-së, hetues […]