play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

TEDA Tirana, Rama: Baza më e madhe e të dhënave dixhitale në rajon

today28/02/2025

Background
share close

Brenda zonës ekonomike TEDA Tirana do të operojë një qendër të dhënash, më e madhja në rajon që synon të ofrojë lehtësira për investimet e huaja në sektorë strategjikë si teknologjia, industria automotive, inovacioni apo prodhimi. Marrëveshja për jetësimin e saj u nënshkrua këtë të Premte në prani të kryeministrit Edi Rama. Ky është një investim i mbështetur nga bashkia e Tiranës dhe kompania izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies”. Sipas kryeministrit, është investim miliona eurosh, por pa saktësuar shuma konkrete.

Rama thotë se kjo qendër do të vendoset në shërbim të të gjithë të institucioneve, por do shërbejë edhe si platformë për punësimin e të rinjve të mirëpaguar.

“Bëhet fjalë për dhjetëra e dhjetëra miliona euro për të krijuar një bazë të dhënash, një bankë të dhënash digjitale e cila do të jetë në harkun e 18 muajve pas marrjes së lejes së zhvillimit baza më e madhe e të dhënave dixhitale të rajonit tonë dhe do të ofrojë një platformë shumë tërheqëse për kompani të mëdha në fushën e teknologjisë digjitale dhe përkatësisht në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, përtej hapësirave të zhvillimit në funksion të industrisë dhe në funksion të administrimit tërësor të organizmit të shtetit, ky investim do të krijojë mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë vajzat dhe djemtë e këtij vendi, qofshin ata që jetojnë këtu e qofshi nata që jetojnë jashtë, për të pasur një punë të shumë mirë paguar në Tiranë”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

Kryeministri foli dhe për rëndësinë qe ka përdorimi  i teknologjisë për përshpejtimin e reformave dhe dokumentave që nevojiten për procesin e anëtarësimit.

“Shpejtësia e procesit me të cilin ne po përparojmë në këtë kornizë është më e larta ndonjëherë krahasuar me të gjitha vendet, por jo sepse ne po e bëjmë shumë mirë detyrën, çka nuk diskutohet, por sepse Bashkimi Europian është shumë i interesuar për shpejtësi. Është momenti historik i përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e sotme të BE. Janë ata po kaq të dëshiruar sa ç’jemi ne që ky proces të mbyllet dhe Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe ne kemi detyrimin që të mos e humbim këtë mundësi, të mos humbim asnjë ditë sepse nëse nuk e realizojmë këtë kapërcim epokal në këtë hapësirë kohore, dritarja mund të mbyllet. Shumë e thjeshtë! Dritarja mund të mbyllet dhe mund të fillojë historia nga e para, siç e kemi parë të zhvillohet kur nuk ishte kjo përputhje e interesave dhe kur pavarësisht se ne bënim detyrën tonë dilte një vend atje ose një vend tjetër dhe thoshte: jo. Pavarësisht se KE rekomandonte çeljen e negociatave me Shqipërinë, Shqipëria bllokohej nga një veto këtu nga një veto atje”, shtoi ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *