Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/02/2025
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e Diasporës.
Nismës së Kreut të Shtetit iu përgjigjën përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët ruajnë gjuhën amtare ndër breza, duke respektuar njëherazi diversitetin gjuhësor e kulturor dhe shumëgjuhësinë.
Presidenti i Republikës e ka në vëmendjen e tij ruajtjen e gjuhës amtare dhe përcjelljen e saj te fëmijët nga familjet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, duke inkurajuar, gjithashtu, hapjen e sa më shumë shkollave shqipe në komunitetet shqiptare nëpër botë përmes nismave vullnetare dhe institucionale.
Një përpjekje të tillë Kreu i Shtetit e cilëson jetike për ruajtjen e gjuhës shqipe si një nga elementet themelore të identitetit tonë kombëtar.
“Gjuha shqipe është tipari themelor i identitetit tonë kombëtar, që duhet të na bashkojë në përpjekjen për ta ruajtur,trashëguar dhe pasuruar atë”, shkroi Kreu i Shtetit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)