Përkeqësimi i motit në vend, Gjirokastra përballet me ndërprerje të energjisë pas reshjeve të shiut
Reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkime atmosferike kanë prekur sot Qarkun Gjirokastër, me intensitet mesatar. Sipas Prefekturës së Qarkut, ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq janë rikuperuar në disa zona, përfshirë Pogonin dhe Dropullin e Sipërm (Bashkia Dropull), Zagorinë (Bashkia Libohovë), si dhe Lunxhërinë dhe Picari (Bashkia Gjirokastër). Megjithatë, mungesa e energjisë vijon në njësinë administrative Kurvelesh (Bashkia Tepelenë) dhe në lagjen “Kala” të qytetit […]