play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Greva në Greqi- Pika kufitare e Kakavijës bllokon kalimin e automjeteve, lejohen vetëm këmbësorët

today28/02/2025

Background
share close

Pikat kufitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur për kalimin e automjeteve deri në orën 23:00, ndërsa do të lejohet vetëm kalimi për këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet për emergjenca shëndetësore.

Ky vendim vjen si pasojë e grevës nga pala greke me përkujtimin e 2-vjetorit të tragjedisë në Tempe ku 57 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy trenave.

“Prej orës 07.00 në doganën e Kakavijes është bllokuar lëvizja e automjeteve. Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve. 

Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Në orët e mëngjesit në doganën shqiptare nuk konstatohet radhë automjetesh si shkak i bllokimit të lëvizjes në kufi”, thuhet në njoftim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *