play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Panelet diellore- Hapen aplikimet për abonentët familjarë, subvencion në masën 70%

today24/02/2025

Background
share close

Këtë të hënë, 24 Shkurt, hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2 mijë familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Njoftimin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në rrjetet sociale.

Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1 mijë e 981 familje në të gjithë vendin, kanë të instaluara në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë.

Një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *