play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

1151 Results / Page 99 of 128

Aktualitet

TIA: Anulohen dhjetëra fluturime nga dhe drejt Italisë

Një numër i madh fluturimesh në drejtim të Italisë janë anuluar sot për shkak të grevës së personelit të trafikut ajror të Italisë. TIA njofton se gjatë ditës së sotme do të anulohen fluturimet nga Tirana për në Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Romë si edhe fluturimet nga këto qytete për në Tiranë. “Ju lutemi pasagjerëve qè kanè fluturim sot drejt destinacioneve tè mèsipèrme tè komunikojnè […]

today21/10/2022

Aktualitet

Kriza energjetike, qeveria miraton aktin normativ, pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi…

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët qeveria ka marre masa për kursimin e energjisë elektrike në kohë krize. Në aktin normativ të dorëzuar në kuvend qeveria ka planifikuar që pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetase kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimin e jashtëm të godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvaneve. Paralelisht me këtë kondicioneri nëpër institucionet shtetërore nuk duhet […]

today20/10/2022

Aktualitet

Vjen në Shqipëri, Jim Belushi poston fotot domethënëse

Aktori i njohur me origjinë Shqiptare Jim Belushi ka ardhur në Shqipëri, ku e ka bërë vetë të ditur përmes disa fotove që ka publikuar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar foto në rrugët e Tiranës, ku në një prej tyre shihet pranë një nëneje që po shiste fruta perime. Në një foto tjetër ai shihet duke pozuar vetëm, ku mbrapa tij në mur shkruhej Fu*k shteti. “Në rrugë”, shkruan […]

today20/10/2022

Aktualitet

Pedagogët ftojnë dhe studentët, nesër protestë kombëtare dhe bojkot në të gjitha Universitetet

Sindikata e pedagogëve ka njoftuar sot përshkallëzimin e protestës. Përmes një deklarate për mediat, Sindikata bën me dije se nesër, më datë 20 tetor, do të ketë një protestë kombëtare ku do të marrin pjesë të gjithë universitetet e vendit. “Nesër në datë 20 tetor 2022 ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin […]

today19/10/2022

Aktualitet

Gati për Maratonën e Tiranës më 23 Tetor! Çmimet për çdo kategori

Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet, këtë vit vjen me edicionin e saj të 6-të, ku pjesëmarrësit do të vrapojnë për paqe. Maratona është jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium. Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për […]

today19/10/2022

Aktualitet

Vjosa Park Ndërkombëtar, ekspertët shqiptarë dhe të huaj ekspeditë studimore 5 ditore përgjatë vijës ujore (Dy qëllimet e programit)

Një grup ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë kanë vizituar Vjosën në kuadër të punës për shpalljen e lumit Vjosa, Park Kombëtar. Ekipi i 30 ekspertëve shqiptarë dhe zhvilloi një ekspeditë studimore 5 ditore përgjatë vijës ujore të lumit Vjosë dhe degëve të saj me rrjedhje të lirë, përmes bashkive të Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Vlorës. Gjatë programit në basenin e Vjosës, ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë zhvilluan konsultime me aktorët vendas dhe […]

today17/10/2022

Aktualitet

Rritja e numrit të emigrantëve, Çekia propozon pezullimin e lëvizjes pa viza për Shqipërinë

Presidenca çeke ka propozuar ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor për shkak të migrimit të parregullt. Bëhet me dije se ky propozim vjen si mjeti i fundit, për Shqipërinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë. “Në […]

today17/10/2022

Aktualitet

Ambasadorja e BE-së i dorëzon Begajt raportin e progresit për Shqipërinë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann i dorëzoi sot presidenti shqiptar, Bajram Begaj, raportin e progresit për Shqipërinë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti vlerëson mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë rrugëtimit në procesin e integrimit. Begaj tha se progres raporti do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse […]

today14/10/2022

Aktualitet

Hiqej si dietologe, 300 euro dieta, arrestohet

Ka rënë në prangat e policisë një 41-vjeçare që mashtronte qytetarët duke u prezantuar si dietologe. Silvana Balliu  u arrestua në kuadër të operacionit “Dietologia”. 41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja Silvana  prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit […]

today13/10/2022