Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/10/2022
Sindikata e pedagogëve ka njoftuar sot përshkallëzimin e protestës. Përmes një deklarate për mediat, Sindikata bën me dije se nesër, më datë 20 tetor, do të ketë një protestë kombëtare ku do të marrin pjesë të gjithë universitetet e vendit.
“Nesër në datë 20 tetor 2022 ora 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike në vend. Ftojmë edhe studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre”, thuhet në njoftim.
Deklarata e Sindikatës së Pedagogëve:
Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.
Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.
Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.
Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre.
Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.
Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes.
Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale.
Misioni yne akademik vazhdon!
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)