Aeroporti Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në Amsterdam
Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore të mirënjohur Transavia. Me ketë rast, sot në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) u zhvillua një ceremoni mirëseardhje. Linja direkte nga dhe drejt Amsterdamit shënon një tjetër moment të rëndësishëm per TIA-n, që vazhdon të zgjerojë hartën e destinacioneve direkte dhe të rrisë numrin e kompanive ajrore prestigjioze ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. […]