Krijuesi i WikiLeaks u lirua nga qelia, kryeministri i Australisë: Duam që Julian Assange të kthehet në shtëpi
Qeveria australiane dëshiron që Julian Assange të kthehet në shtëpi, ka thënë kryeministri Anthony Albanese, pasi krijuesit të WikiLeaks iu dha lirimi me kusht nga Mbretëria e Bashkuar, përpara një pranimi të fajësisë në një gjykatë amerikane, pjesë e një marrëveshjeje që do sjellë lirimin e tij. Assange u lejua të largohej nga burgu i sigurisë së lartë në Belmarsh, ku kaloi mbi 1900 ditë, të hënën dhe të largohej […]