play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Fredi Beleri mbetet në burg, Greqia pranon dënimin, kërkesë Shqipërisë: Duhet ta lejoni të bëjë betimin në Parlamentin Europian

today25/06/2024

Background
share close

Pas dënimit nga Apeli me dy vite burg të Fredi Belerit, ka reaguar Ministria e Jashtme greke.

Në një deklaratë zyrtare Ministria pranon dënimin e tij, por i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të krijojnë mundësinë që ai të marrë pjesë në Parlamentin Europian dhe të bëjë betimin, si deputet i zgjedhur pak ditë më parë nën logon e partisë së Kiriakos Mitsotakis.

“Greqia që në fillim kishte shprehur shqetësimin dhe reflektimin e saj për shumë aspekte të çështjes lidhur me ndjekjen penale të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë vjen në mbështetje të këtyre shqetësimeve për nivelin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Beleri sot nuk është vetëm kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Ai është gjithashtu anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është, pra, një detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga betimi i tij, korrikun e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *