Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/01/2025
Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit.
2Turmat e njerëzve të mbledhur në lëndinë dhe çatinë e Kapitolit, për të dëgjuar fjalimin e inaugurimit të presidentit Herbert Hoover më 4 mars 1929.
Data e inaugurimeve fillimisht ishte caktuar për 4 mars, por në përpjekje për të reduktuar periudhën midis administratave (periudha e zgjedhjes së presidentit dhe inaugurimit të tij), me një amendament kushtetues më 1933 inaugurimet e ardhshme do të mbaheshin më 20 janar.
3Presidenti i sapoinauguruar Franklin Delano Roosevelt (në mes me kravatë me vija) teksa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Eleanor dhe djalin James më 4 mars 1933. Presidenti shërbeu për katër mandate të paprecedentë në detyrë, nga 1933 deri më 1945.
Një amendament kushtetues i vitit 1951 ua kufizoi presidentëve të shërbejnë në më shumë se dy mandate.
4Presidenti Harry S. Truman duke mbajtur fjalimin e tij inaugurues nga Kapitoli më 20 janar 1949.
Fjalimi hapi mandatin e vetëm të plotë të Trumanit si president. Ai shërbeu si nënkryetar nën udhëheqjen e Rooseveltit dhe filloi mandatin e parë të shkurtuar si shef i shtetit pas vdekjes së Rooseveltit në prill 1945.
13Bill Clinton duke u betuar për detyrën së bashku me bashkëshorten e tij, Hillary, dhe vajzën, Chelsea, më 20 janar 1993. Clinton ka shërbyer për dy mandate në detyrë.
Presidentët e ardhshëm duhet të betohen se do të “ekzekutojnë me besnikëri detyrën e presidentit” dhe “të ruajnë dhe mbrojnë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)