Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kryeministri maqedonas fton Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin në takimin e përbashkët në Shkup 16 Janar, 2024 17:58
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Takimi do të mbahet në Shkup më 22 janar, ditën e hënë. Në takim janë të ftuar, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i […]