play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

1.7 milion shqiptarë në vend? Drejtoresha e INSTAT: Informacioni nuk është i saktë!

today16/01/2024

Background
share close

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka hedhur poshtë kategorikisht zërat që thonë se censusi i popullsisë i zhvilluar në fund të vitit të kaluar ka numëruar 1 milionë e 700 mijë shqiptarë rezidentë.  “Ky informacion jo vetëm që nuk është i saktë, sepse këtë informacion as unë vetë që jam drejtuese e këtij procesi nuk e di dhe nuk ka sesi të dali nga burime të brendshme të INSTAT.”

Të dhënat e censit janë tepër konfidenciale, shifrat paraprake të tij në këtë fazë të përpunimit i dinë vetëm 3 ose 4 persona, ndër ta edhe të huaj.

“Unë kam një staf të ngushtë profesionistë që po merren me përpunimin e databazës, po, në bashkëpunim me asistentë të huaj”,- u shpreh Dhuli.

Drejtoresha e INSTAT duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve tha se numri i shqiptarve të cilët nuk iu përgjigjën anketuesve është i papërfillshëm

“Për një numër të saktë nuk mund ta them tani por ka patur raste të refuzimeve, por e di që ka qenë në nivele minimaliste”, th Dhili gjatë konferencës.

Nëse ka pasur shkelje nga anketuesit sa i takon pyetjeve, janë ndërmarrë masa administrative tha Dhuli ndërsa gjobat për ata që refuzuan të përgjigjen nuk janë aplikuar ende.

“Edhe nëse ka pasur shkelje qe anketuesi nuk i ka drejtuar te gjitha pyetjet i janë marre masa administrative, vetëm nëse ka patur ndonjë rast i pa kapur. Do e mbyllim njëherë procesin dhe pastaj do e analizojmë dhe do vijojmë me proceset e tjera” , u shpreh drejtoresha e INSTAT

Të dhënat e para zyrtare të databazes do të publikohen në muajin qershor.

“Të dhënat që do të publikohen do të përmbajnë informacion të detajuar mbi demografinë, ekonominë arsimin dhe shëndetësinë, duke ofruar statistika të nevojshme për të gjithë grupet e përdoruesve. Rezultatet e censit do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikimin e politikave publike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Gjithashtu, ato do te kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe do të ndihmojnë në monitorimin e progresit të vendit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Dhuli gjatë konferencës për shtyp.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *