Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/07/2025
Ziggy Marley ka treguar se libri i tij më i ri për fëmijë, “Pajammin”, është frymëzuar nga energjia e veçantë e babait të tij, ikonës së muzikës reggae, Bob Marley.
Në një intervistë për revistën “People”, Ziggy, i biri i Bob dhe Rita Marley, u shpreh se ky është i vetmi libër që e ka bërë duke u ndikuar nga figura atërore, përkatësisht nga kënga e tij “Jammin”.
“Është libri i vetëm që kam bërë që është ndikuar nga ai. Energjia që qëndron pas tij është e njëjtë me energjinë që kishte babai im”, ka thënë ai.
Ziggy, i cili ka fituar tetë çmime “Grammy”, ka treguar gjithashtu se leximi i librave për fëmijët e tij ka qenë gjithmonë një ritual familjar i rëndësishëm.
“Unë dhe gruaja ime vazhdojmë t’u lexojmë libra fëmijëve tanë më të vegjël para gjumit. Kam shtatë fëmijë, disa janë më të rritur, por katër të fundit i pata kur isha pak më i vjetër në moshë, dhe ne lexonim shumë libra bashkë”, ka treguar ai.
Ziggy e humbi babanë e tij në vitin 1981, kur ishte vetëm 12 vjeç, por ruan kujtime të çmuara nga koha që kaluan bashkë.
Edhe pse shumë njerëz e ndalin për t’i folur për Bob Marleyn dhe trashëgiminë e tij muzikore, Ziggy thotë se e vlerësojnë edhe për punën që ka bërë vetë, përfshirë tetë albume solo dhe suksesin me grupin Ziggy Marley and the Melody Makers.
Written by: Elsa Ymeri
Post comments (0)