Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në takimin e parë të Bordit të Paqes të zhvilluar këtë të enjte, më 19 shkurt, presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur vlerësimet më të larta për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai i kërkoi asaj të ngrihej para të gjithëve, për ta përgëzuar për punën që ka bërë sa i kërket dialogut me Serbinë, madje i kërkoi që ta telefononte nëse do të kishte probleme me shtetin fqinj.
“Marr si shembull konfliktin Kosovë-Serbi. Unë e bëra këtë! Mund të çohesh pak të lutem, vetëm një sekondë. Çfarë pune keni bërë! Faleminderit shumë, e vlerësoj. Shumë të mirë! Dhe po shkoni mirë, dhe kur mos të shkoni më mirë më telefono dhe ne do ta zgjidhim. Shumë faleminderit!”, tha Trump.
Pas këtyre fjalëve, presidentja Osmani u ngrit në këmbë dhe u duartrokit nga të gjithë liderët pjesëmarrës.
Ky nuk ishte momenti i vetëm kur Trump e përgëzoi Osmanin, pasi edhe më herët pati një moment të tillë kur po përmendte të gjithë liderët pjesëmarrës në takimin e sotëm, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë se Bordi i Paqes u krijua për rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës pas armëpushimit të fundvitit 2025. I miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ai do të koordinojë ndihmën humanitare, rindërtimin dhe sigurinë afatgjatë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)