Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aplikacioni “Threads” ka vendosur të mundësojë dërgimin e mesazheve direkte (DM) për të gjithë përdoruesit e rritur, pas një periudhe testimi.
Fillimisht, mesazhet mund të dërgohen vetëm te ata që ju ndjekin ose me ndjekës të përbashkët në Instagram.
E formimi i një grupi në biseda ende nuk është i mundur, por është në zhvillim.
Këto kufizime e bëjnë “Threads”-in ende të varur nga Instagrami, megjithatë përfaqësojnë një hap përpara krahasuar me përdorimin e inboxit të Instagramit për “Threads”.
Fillimisht, drejtuesit e Meta, përfshirë kreun e Instagramit Adam Mosseri, ishin kundër mesazheve direkte në “Threads”, por rritja e platformës – tashmë me mbi 350 milionë përdorues – ka shtyrë kompaninë të ndryshojë drejtim.
Meta po e pozicionon “Threads” gjithnjë e më shumë si një alternativë ndaj X (ish-Twitter), duke i dhënë prioritet bisedave dhe përmbajtjes aktuale.
Me përditësimin e ri, “Threads” shton edhe funksionin “highlight” për të theksuar trendet në aplikacion.
Written by: Elsa Ymeri
Post comments (0)