Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas humbjes 2-5 kundër Interit në “San Siro”, situata te Roma është tensionuar ndjeshëm, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Gian Piero Gasperini.
Pavarësisht investimeve të mëdha, skuadra verdhekuqe ndodhet në kuotën e 54 pikëve në vendin e gjashtë pas 31 javësh, një mesatare e ngjashme me menaxhimet e mëparshme.
Përveç ecurisë në fushë, edhe blerjet e janarit janë bërë mollë sherri mes teknikut dhe drejtuesve. Investimet te Zaragoza dhe talenti i ri Vaz nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, ndërsa situata e Donyell Malen mbetet pezull.
Nëse Roma dështon të kualifikohet në Champions League, pronësia amerikane raportohet se do të nxjerrë në shitje emra si Dybala dhe Pellegrini për të siguruar përfitime financiare brenda 30 qershorit. Në një skenar të tillë, shkarkimi i Gasperinit mbetet një mundësi konkrete.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)