Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ish princi Andrew Mountbatten-Windsor në 66-vjetorin e tij të lindjes është arrestuar në rezidencën e tij nën akuzë për abuzim me detyrën publike.
Ngjarja vjen pasi “Thames Valley Police” njoftoi se po shqyrton një ankesë lidhur me pretendimet për shpërndarjen e materialeve konfidenciale nga ish-princi te i ndjeri, i dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Policia thotë se ai është në paraburgim dhe oficerët po kryejnë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk.
“Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë rreth të gjashtëdhjetave nga Norfolk, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës në zyrë, dhe po kryejmë kontrollime në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burri mbetet në paraburgim policor në këtë moment.
Ne nuk do të zbulojmë emrin e të arrestuarit, sipas udhëzimeve kombëtare. Ky rast është aktualisht aktiv, prandaj duhet kujdes me çdo publikim për të shmangur shkeljen e gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë britanike, Thames Valley Police, sipas BBC.
Ndërkohë, zëvendësi i Shefi i Policisë, Oliver Wright, shtoi: Pas një vlerësimi të kujdesshëm, kemi hapur një hetim mbi këtë pretendim për shpërdorim detyre në zyrë. Është e rëndësishme të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë ndërsa punojmë me partnerët për të hetuar këtë shkelje të pretenduar. E kuptojmë interesin e madh publik në këtë rast dhe do të japim përditësime në kohën e duhur.”
Sipas dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane, Andrew ka rezultuar se dërgonte raporte mbi vizitat jashtë vendit që kryente si përfaqësues tregtar i Mbretërisë së Bashkuar tek Jeffrey Epstein.
Më 30 nëntor 2010, ish-princi mori një email nga asistenti i tij i veçantë me titullin “Raporte vizitash në Azinë Juglindore”.
Në email, dërguar “Dukës”, Amit Patel shkruante se kishte bashkëngjitur “raporte vizitash për Vietnamin, Singaporin, Hong Kongun dhe Shenzhenin në lidhje me vizitën tuaj të fundit në Azinë Juglindore”.
Email-et janë dërguar dy vite pas se Epstein u shpall fajtor si kriminal seksual dhe kaloi kohë në burg. Ai pranoi fajësinë në 2008 për nxitje në prostitucion dhe nxitje në prostitucion të personave nën 18 vjeç dhe u dënua me 18 muaj burg.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)