Manastirliu: 190 mjekë të rinj punësohen në qendrat shëndetësore
Punësohen 190 mjekë familje në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjatë një takimi të zhvilluar me mjekët e rinj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se do të vijojë fuqizimi i burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor publik me meritë dhe transparencë. “Gjatë këtij viti, gjatë 2022-shit, nëpërmjet sistemeve të ngritura dhe të konsoliduara tashmë, siç është portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ kemi punësuar 335 mjekë, deri tani. […]