Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/09/2025
Taika Waititi ka thënë se ishte një “ëndërr” për të, që të ishte regjisor i klipit të këngës më të re të Rita Orës, “All Natural”.
Këngëtarja u rikthye së fundi me këtë këngë joshëse, të cilën e përshkroi si një rrëfim për “të mësuarit të duash çdo anë të vetes – të fortën dhe të brishtën, dritën dhe hijet”
“Ky projekt është mbi rritjen, shërimin dhe zbulimin e vetvetes”, tha Rita. “Shpresa ime është që kur njerëzit ta dëgjojnë, të lidhen me udhëtimin e tyre personal dhe të ndihen të përfaqësuar në të”.
Nën regjinë e Waititit, me të cilin Rita u martua në vitin 2022, vklipi e sjell këngëtaren duke kërcyer nën drita të mëdha industriale, në një hapësirë që të kujton një klub të braktisur.
Në një intervistë për “The Independent” , fituesi i Oscar-it e përshkroi punën me Ritën si “punën më të lehtë në botë”.
“Nuk jam i sigurt nëse mund ta quaj punë”, u shpreh ai me humor. “Është thjesht të drejtoja kamerën kah shoqja ime më e mirë, e cila rastësisht është jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar. Madje as nuk e përdora vetë kamerën – thjesht i tregova operatorit ku ta drejtonte. Dhe gjatë gjithë kohës dëgjonim këtë këngë brilante. Ishte vërtet një ëndërr”.
Sipas njoftimit për shtyp, “All Natural” hap një “kapitull të ri” në karrierën e saj: “Një që ndjehet më e mprehtë, më e fuqishme dhe më e sinqertë se kurrë më parë”.
Written by: Elsa Ymeri
Post comments (0)