Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kategoria Superiore rikthehet të premten pas pauzës së ekipeve Kombëtare. Kjo javë do të nisë menjëherë me një përballje të rëndësishme për mbijetesë. Flamurtari dhe Tirana do të përballen në stadiumin “Flamurtari”, në orën 19:00.
Të shtunën janë programuar tre takime, dy prej të cilave do të luhen në orën 17:00. Egnatia pret në shtëpi Bylisin, ndërsa në “Arenën e Demave” do të luhet supersfida Partizani-Vllaznia.
Dita e shtunë do të mbyllet me superduelin Dinamo-Elbasani, që do të luhet në orën 20:00 në “Air Albania”, ku të dyja skuadrat kanë si synim vetëm fitoren.
Ndeshja Vora – Teuta, është takimi i fundit i javës së 30-të, që do të zhvillohet në Vorë në orën 15:00.
JAVA 30
Flamurtari – Tirana 3 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”
Egnatia – Bylis, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Partizani – Vllaznia, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena e Demave”
Dinamo – Elbasani, 4 prill 2026, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”
Vora – Teuta, 5 prill 2026, ora 15:00, stadiumi “KF Vora”
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)