Sesioni i ri, Begaj apel politikës: Shmangni fyerjet, çoni para reformat
Presidenti i vendit, Bajram Begaj i është drejtuar Kuvendit me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar 2023-2024, duke u bërë një apel faktorëve dhe aktorëve politikë që ta kthejnë Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe debateve konstruktive në mënyrë që t’u jepet një shtysë reformave të integrimit evropian. “Thirrja ime është e thjeshtë: kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe në vendin e debateve konstruktive, ku profesionistë të […]