play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Axhenda/ Takimi i parë i Komunitetit Politik Europian sot në Pragë, i pranishëm dhe Kryeministri Rama

today06/10/2022

Background
share close

Liderë nga e gjitha bota do të mblidhen sot në Pragë për takimin e parë të Komunitetit Politik Europian. Kriza energjetike, siguria kibernetike dhe situata ekonomike do të jenë disa nga çështjet që do të diskutohen sot këtë takim, ku pritet të marrin pjesë 27 shtetet anëtare të BE, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia, vendet e Ballkanit Perëndimor, Islanda, Lihtenshtajnin, Moldavinë, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin. Kryeministri Edi Rama është një nga 5 liderët që do të marrin fjalën në këtë takim, ndërsa do të flasin gjithashtu presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy, kryeministrja e Britanisë Liz Truss, kryeministri i Norvegjisë Gahr Store dhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala.

Më herët, kreu i qeverisë Edi Rama teksa ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj propozimit të Presidentit francez Emmanuel Macron për Komunitetin Politik Europian, është shprehur se KPE-ja duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Rama theksoi se Komuniteti Politik Europian duhet të orientohet nga përparësitë që i prekin të gjithë përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore.

Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *