play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

493 Results / Page 19 of 55

Background

Politikë

Vizitë në Theth për risitë në sezonin turistik/ Kryeministri Rama ka qenë, i shoqëruar nga…

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Elisa Spiropali, ministren Kumbaro dhe kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci, kanë qenë në Theth duke zbuluar ndryshimet në këtë zonë të Parkut Kombëtar të Alpeve. Fillimisht ato janë ndalur në Thethi Zip Line, një risi për këtë sezon turistik, ku ka qenë Beci dhe Spiropali që kanë bërë hedhjen e parë në këtë investim. Më pas ato i janë drejtuar kantierit të […]

today30/04/2024

Politikë

Gazetari italian tregon arsyen: Pse RAI 3 nuk e transmetoi pjesën e dytë të investigimit për Shqipërinë

Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” ka treguar arsyen përse RAI3 nuk transmetoi pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë. Emisioni investigativ ishte planifikuar që të transmetohej mbrëmjen e së dielës (28 prill), por nuk ndodhi kështu duke ngritur pikëpyetje. Një nga ndjekësit i ka komentuar Siegfried Ranucci duke e pyetur mbi arsyen e këtij vendimi, ndërsa i shkruan: “Pse nuk e transmetuat?! Apo keni frikë nga Edi […]

today29/04/2024

Politikë

“Emision i neveritshëm”, Rama intervistë në “Corriere” për dokumentarin e “RAI 3”: Ndërhyra për të mbrojtur vendin tim nga paragjykimet

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon mendim për etiketimin “Emision i nveritshëm” të bërë si formë proteste ndaj reportazhit të Report për RAI-in mbi paktin e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Në një intervistë të gjatë për Corriere della Serën, kryeministri shqiptar nuk jep asnjë shenjë zbrapsje nga qëndrimi i tij, i bindur deri në fund, se pakënaqësia e gazetarëve të medias publike italiane me shefen e ekzekutivit të tyre, […]

today26/04/2024

Politikë

Nis me Athinën, pastaj në Milano, Londër dhe Mynih/ Rama njofton turin e takimeve me diasporën: Për Shqipërinë 2030!

Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh gjatë muajit maj dhe qershor, me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj për të vijuar më pas në disa shtete të ndryshme. Kryeqyteti grek ka edhe numrin më të madh të komunitetit shqiptar në krahasim me kryeqendrat […]

today24/04/2024

Politikë

“Serbia kërkon tensione”, Albin Kurti: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të zv. drejtorit të Policisë

Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Serbia po kërkon tensione sepse nuk i intereson normaliteti. Ai kërkoi lirimin e zv. drejtorit të Policisë Dejan Jankoviç, lirim për të cilin tha se e kërkon pa kushte dhe në mënyrë të menjëhershme. “Serbia kërkon tensione sepse nuk i konvenon normaliteti. Normaliteti nënkupton paqe, siguri e qetësi në rajon. Sa më shumë që ka […]

today18/04/2024

Politikë

Begaj viziton familjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rrugova: Një lider vizionar dhe shembull frymëzimi! Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu pa kontributin e tij

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Kosovë zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ai u prit nga familjarët e Presidentit Rugova, bashkëshortja Fanë, e bija, Teuta, dhe nga i biri Ukë Rugova, me të cilët zhvilloi një bisedë vëllazërore për familjet, zhvillimet në Prishtinë e Tiranë, si dhe të ardhmen e shqiptarëve. Presidenti Begaj kujtoi figurën emblematike të Dr. Rugovës […]

today16/04/2024

Politikë

Shqipëria kryeson rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt, Rama: Po ngjitemi gjithnjë e më lart dhe gati për të mirëpritur botën

Shqipëria kryeson rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt në krahasim me vitin 2019. Ndërsa ka publikuar shifrat, kryeministri Edi Rama thekson se Shqipëria është e hapur dhe gati për të mirëpritur botën. “Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenar të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt në krahasim me vitin 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe […]

today16/04/2024

Politikë

Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje në fushën e kulturës, ekonomisë dhe inovacionit

Pas përfundimit të konferencës mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez, Emanuel Macron, Shqipëria dhe Franca nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit. Ministri Blendi Gonxhja i cili ishte pjesë e delegacionit shqiptar të shoqëroi kryeministrin Edi Rama në Francë, nënshkroi dy marrëveshjet e bashkëpunimit mes 2 vendeve së bashku me homologen franceze në prani të ambasadorëve.  

today12/04/2024

Politikë

Përfitojnë 1100 të dënuar! Dekretohet Amnistia Penale, Presidenti shpall ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, firmosi sot dekretin për amnistinë penale, që u miratua pak ditë më parë në Kuvend. Të enjten e kaluar, Amnistia Penale u miratua me votat e 110 deputetëve. Nga kjo amnisti do të përfitojmë 1100 të dënuar, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi pas nga kjo Amnisti: Neni 244, Korrupsioni […]

today09/04/2024

0%