Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nga Gabriella Colarusso, La Repubblica
Vala e represionit në Turqi, e nisur në marsin e kaluar me arrestimin e kundërshtarit kryesor politik të presidentit Recep Tayyip Erdogan, kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, vazhdon. Imamoglu mbetet ende i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Silivri, i akuzuar për korrupsion.
Censura ndaj artistëve: Në shtator, e njëjta prokurori kishte vënë në shënjestër yllin e popit turk Mabel Matiz, i akuzuar për përhapje të “sjelljeve të pahijshme” përmes këngës së tij me tematikë intime dhe queer, “Perperi?an”, që në shqip do të thotë “I shkatërruar”. Ministria turke e Familjes e cilësoi këngën si të dëmshme për “rendin publik dhe shëndetin e përgjithshëm”, duke pretenduar se dëmton “institucionin e familjes”. Gjykata e Ankarasë ndaloi publikimin e këngës në platforma si YouTube, Spotify dhe Apple Music. Matiz u mbrojt duke thënë se kënga flet për dashurinë: “Dua të besoj se rendi ynë publik dhe shëndeti ynë nuk janë aq të brishtë sa të tronditen nga një këngë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Sulme ndaj grupit feminist Manifest: Edhe grupi muzikor Manifest, i përbërë nga gjashtë artiste gra, u denoncua për “akte të pahijshme” dhe “ekspozim të tepruar” gjatë një koncerti në Stamboll më 6 shtator. Grupi, i cili fitoi famë pas fitores në talent-show-n Big5 Türkiye, kishte organizuar një spektakël madhështor me mbi 18 mijë pjesëmarrës. Tekstet e tyre shpesh trajtojnë tema si solidariteti femëror dhe liria e grave.
Një politikan nga AKP, partia në pushtet e Erdoganit, e komentoi koncertin duke thënë se artistet “dukeshin si demonë”. Pas performancës, gjyqësori ndërmori masa ndëshkuese: u ndalua udhëtimi jashtë vendit për këngëtaret dhe turneu i tyre, tashmë i shitur plotësisht, u anulua.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)