play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Një rumun do të gjykojë ndeshjen Serbi-Shqipëri

today09/10/2025

Background
share close

Arbitri rumun István Kovács është caktuar si gjyqtari kryesor për ndeshjen e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Ky do të jetë debutimi i tij në një takim kualifikues për këtë kompeticion, një moment i veçantë për 41-vjeçarin që është pjesë e grupit “Elite” të UEFA-s.

Ndeshja do të luhet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubocica” në Leskovac, në kuadër të Grupit K.

István Kovács është arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010 dhe ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në arenën europiane. Ai ka gjykuar takime të rëndësishme në kompeticionet më të mëdha, përfshirë finalen e parë të UEFA Europa Conference League në vitin 2022 në Tiranë (Roma – Feyenoord), finalen e Europa League në vitin 2024 (Atalanta – Bayer Leverkusen) dhe kulmoi me gjykimin e finales së UEFA Champions League në maj 2025 mes PSG dhe Interit.

Kovács njihet për stilin e tij të rreptë dhe autoritetin e lartë në fushë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *