Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dëshira e madhe e Juves në këtë merkato dimri është Kolo Muani, por negociatat për të rikthyer francezin në Torino po ndërlikohen ndërsa koha është në disfavor të “Zonjës së Vjetër” pasi merkato mbyllet me 2 shkurt. Në kushte të tilla, Juve nuk dëshiron të rrezikojë për këtë arsye sipas TuttoSport, drejtuesit e bardhezinjë i janë rikthyer edhe një herë pistës Zirkzee, me sulmuesin holandez që nuk bën pjesë në planet e Man.United.
Një tjetër çështje shumë e nxehtë në Torino është edhe e ardhmja e Weston McKennie. Amerikani po kalon një moment fantastik me Spallettin në stol, për këtë arsye drejtuesit e Juves nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë edhe pse McKennie është futur në vitin që i përfundon kontrata.
Written by: Sasha Ndreka
Besiktasit duket se është destinacioni përfundimtar për Kristjan Asllanin. Pavarësisht se pak ditë më parë u raportua nga mediat italiane se mesfushori kuqezi kishte refuzuar skuadrën turke, këtë herë eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, shpjegon se bisedimet janë në drejtimin e duhur dhe pranë finalizimit të marrëveshjes. Sipas tij, […]
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)