Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Numri i automjeteve në qarkullim në rrugët e Shqipërisë shënon rekord historik. Mbi 1 milion automjete qarkullojnë çdo ditë në rrjetin rrugor shqiptar, atë urban dhe rural. Të dhënat e INSTAT tregojnë se tremujori i fundit i vitit që lamë pas regjistroi 1 milion e 48 mijë e 92 mjete.
Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6.1% dhe automjetet për transport të përzier me 5.8%.
Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2.1% dhe 2.4%.
Gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është mbi 3 mijë e 600 km, e klasifikuar sipas kategorive si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74.2% të gjatësisë së rrjetit rrugor.
Rritja e numrit të mjeteve në rrugët e vendit vjen edhe për shkak të importit të lartë të tyre. Në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 18.6%, e ndjekur nga Mercedes-Benz me 17.5%.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)