play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Javë e ngjeshur për Dua Lipën. Nga Parisi në Londër plot elegancë!

today08/07/2025

Background
share close

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është kthyer në Londër, pas një serie pushimesh të mbushura me luks dhe aventura ndërkombëtare.

29-vjeçarja u pa duke rrezatuar stil dhe elegancë, teksa kishte veshur një fustan të shkurtër të zi që nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara, i kombinuar me çizme me taka që i shtonin disa centimetra në lartësi.

Në duar mbante një çantë të zezë të qepur në formë katrore, ndërsa me vete kishte edhe një valixhe dhe një çantë dore tjetër.
Pas përfundimit të pjesës britanike të turneut të saj në stadiumin “Wembley” muajin e shkuar, Dua po shijon një periudhë pushimi.

Së fundmi, ajo mori pjesë në Javën e Modës në Paris, ku ishte një ndër yjet kryesore në sfilatën “Haute Couture” për sezonin Vjeshtë/Dimër 2025/2026 të shtëpisë Schiaparelli, të mbajtur në “Petit Palais”.

Dua Lipa shkëlqen në Schiaparelli në Paris - Klan Kosova

Dua Lipa at the Schiaparelli Haute Couture F/W '25-'26 show at Paris  Fashion Week (07/07/2025) : r/CelebEvents

Për këtë ngjarje, ajo kishte veshur një fustan të bardhë të zbukuruar me detaje ekstravagante, me prerje të guximshme dhe supe të theksuara – një paraqitje që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ky udhëtim në Paris erdhi pas një pushimi vajzash në Mallorca me motrën e saj Rina dhe shoqet e ngushta. Dua ndau me ndjekësit e saj në Instagram një mori fotosh me bikini nga bregdeti, ku shihet duke u argëtuar dhe duke marrë rreze dielli me miket e saj.

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *