play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Ish-pronari i Formula 1 sulmon Luis Hamiltonin: Vlen vetëm për marketing

today05/11/2025

Background
share close

Luis Hamilton rikthehet në një nga vendet e tij të preferuara në botërorin e Formulës 1, në Çmimin e Madh të Brazilit. Piloti i Mercedesit gjithmonë është ndier si në shtëpinë e vet në Interlagos, madje ka edhe shtetësi simbolike braziliane.

Pikërisht aty ai fitoi titullin dramatik të vitit 2008, që tani është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të ankesës së Felipe Masës, dhe ka dhuruar momente ikonike, si triumfi i vitit 2021 apo xhiroja e vitit 2024 me MekLaren-Honda të idhullit të tij, Airton Sena. Këtë herë, Hamilton ka nevojë më shumë se kurrë për një rikthim në një pistë ku gjithmonë ka shkëlqyer. Sezoni i tij 2025 nuk ka qenë aspak mbresëlënës: asnjë podium, vendi i gjashtë në renditje (me 146 pikë, kundrejt 210 të Lëklerkut).

Një podium në Brazil është ende i mundur, por dyshimet për të po shtohen edhe nga figura të mëdha të botës së garave.Deklarata më e fortë kundër Hamiltonit vjen nga vetë Berni Ekleston, ish-bosi që e udhëhoqi Formulën 1 drejt modernizimit. 95-vjeçari britanik, i njohur për qëndrimet e tij pa filtra, nuk e kursen aspak pilotin që e pa të ngjitej në skenë që në vitin 2007, duke bërë sulmin e radhës ndaj tij. “Gjërat po i dalin nga kontrolli. Ai donte të ishte kampion dhe tani nuk e kupton pse nuk po e arrin”, tha Ekleston për median gjermane “Sport.de”, duke shtuar një kritikë edhe më të ashpër: “Është vetëm një produkt i marketingut financiar”, theksoi ai.

Sipas Eklestonit, Hamilton nuk do të arrijë më rezultate të mëdha dhe fokusi i tij tashmë është diku tjetër. “Në të ardhmen do të merret më shumë me botën e modës”, shtoi ai. Megjithatë, i moshuari britanik pranoi diçka: “Është një nga më të mirët e 10 viteve të fundit, por jo më i miri”. Ekleston nuk u ndal vetëm te Hamiltoni.

 

Ai shprehu edhe mendimin e tij për Ferrarin: “Ata kanë nevojë për një lider autoritar për të pasur sukses. Nuk flasin italisht, flasin vetëm ‘Ferrari’. Është një vend ku të gjithë kanë opinion dhe përzihen në gjithçka. Vendosin vetë çfarë është mirë e çfarë jo”. Sipas tij, drejtori aktual, Frederik Vasër, nuk është zgjidhja e duhur. “Vasër është shumë i dobët”, përfundoi Ekleston, duke kujtuar figurat e mëdha të së kaluarës si Tod, Braun apo vetë Enzo Ferrari.

 

 

 

 

© BalkanWeb

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *