Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today31/01/2025
Një vepër e madhe arti që përshkruan diellin është shfaqur në Londër, duke shtuar një dritë të re në një sallë të madhe, e njohur ndryshe si Kapela Sistine e Britanisë së Madhe. Vepra e artit ‘Helios’, e quajtur sipas perëndisë së Diellit në Greqinë e lashtë, është vepra e fundit nga artisti britanik Luke Jerram. Me përmasa shtatë metra në diametër, instalacioni “Helios” ndriçohet nga brenda.
“Është një lloj instalacioni reflektues shumë më i qetë, sepse është dielli, janë ngjyrat më të ngrohta. Ndikojnë edhe ngjyrat aktuale të tavanit,” tha një vizitore Fay O’Connell.
Jerram, i cili vitin e kaluar realizoi një instalacion të ngjashëm për planetin Mars, për të realizuar veprën e artit “Helios” iu referua fotografive të bëra midis 2018 dhe 2024, si dhe vëzhgimeve të NASA-s.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)