play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni

today29/01/2026

Background
share close

Interesimi i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë për të qenë prezentë në sfidën e “Play Off”-it në Varshavë ka shtyrë Federatën Shqiptare të Futbollit që të futet në bisedime me homologët polakë për të siguruar më shumë bileta sesa 5% që lejon rregullorja e UEFA-s për ekipet në transfertë.

Zyrtarisht, Kombëtarja shqiptare ka të drejtë të ketë afro 3 mijë bileta në dispozicion në shkallët e stadiumit “Narodovi”, por burimet pranë FSHF bëjnë me dije se, për momentin, ka një sinjal pozitiv nga Polonia për të pasur 4 mijë e 500 tifozë të pranishëm për sfidën e 26 marsit, e cila është vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Shqipëria siguroi kualifikimin për herë të parë në “Play Off”-in e Botërorit dhe shorti e vuri përballë Polonisë në transfertë. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të përballen me fituesin e çiftit Suedi–Ukrainë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *