Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Grumbullimi me Kombëtaren shqiptare, duket se ka motivuar sulmuesit kuqezi.
Rey Manaj, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, pak ditë pas golit historik ndaj Serbisë, ku i dha fitoren minimale Shqipërisë.
Pas një pasimi në marrë në zonë, shqiptari lëshoi një gjuajtje të fortë me të majtën dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.
Për Manajn ky është goli i parë në kampionat, në pesë ndeshje të luajtura. Ai ka shënuar edhe katër gola të tjerë me fanellën e Al Sharjah, në Kupë dhe Ligën e Kampioneve të Azisë.
Shifrat tregojnë se Manaj është përshtatur shumë mirë me skuadrën e re, me të cilën u bashkua në fund të merkatos së verës, pas largimit nga turqit e Sivasspor.
Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe Jasir Asani. Sulmuesi kuqezi i dha avantazhit skuadrës së Esteghlal, në kampionatin iranian ndaj Mes Rafsanjan.
Në minutën e 11-të, Asani me një gjuajtje të bukur në zonë, e dërgoi topin në fund të rrjetës, duke i dhënë avantazhin dhe festën ekipit të tij në shtëpi.
Për 30-vjeçarin, ky është goli i tretë në gjashtë ndeshjet e kampionatit iranian, aty ku u transferua nga skuadra e Gwangju.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)