Krifca: INSTAT konfirmon shifrën rekord, 51.7 miliardë lekë eksporte bujqësore
Instituti i Statistikave (INSTAT), konfirmoi shifrën rekord prej 51.7 miliardë lekë eksporte bujqësore, që u raportua pak ditë më parë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Lidhur me këtë fakt, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “për këdo që vuri në pikëpyetje rezultatet e bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit, shifrat e publikuara dje nga INSTAT në raportin e tregtisë së jashtme, flasin fort dhe qartë”. […]