play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Ekonomia shqiptare me ecuri pozitive, ministrja Ibrahimaj: Rritja më e lartë në rajon, kyçe bujqësia dhe ndërtimi! Bastet do hapen deri në mars

today28/12/2022

Background
share close

Ministrja Delina Ibrahimaj është shprehur sot se ekonomia shqiptare ka shënuar një ecuri pozitive dhe ka pasur rritjen më të lartë në rajon. Shefja e financave shqiptare, në konferencën e përmuajshme mbi treguesit ekonomikë, ka thënë se rol kyç kanë luajtur bujqësia dhe ndërtimi.

Po ashtu, ministrja e Financave ka thënë se në tremujorin e tretë shifrat kanë treguar një rritje me 4%, të cilën Ibrahimaj e quajti reale dhe të zhveshur nga ndryshimi i çmimeve për shkak të inflacionit.

“Në tërësi viti ka qenë vit i cili ka shfaqur ecuri pozitive ekonomikë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e INSTAT, për tre mujorin e tretë shifrat ekonomike tregojnë se rritja ishte 4.02%. Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4% sa i përket krahasimit me vendet e rajonit.

Tremujori i tretë është shfaqur me 4% dhe ka qenë rritja më e lartë në rajon. Ka pasur një ngadalësim të rritjes në të gjitha vendet e rajonit. Sa i takon analizës sipas sektorëve rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët.

Rritje ka pasur bujqësia dhe blegtoria, edhe ndërtimi 10.66%. edhe tregtia më shumicë ka pasur ecuri pozitive, industria ka shënuar rënie dhe kontribut negativ në rritje. Në këtë kontribut ka ndikuar industria nxjerrëse. Industria përpunuese, fasonët apo prodhimet e drurit kanë kontribuar me rritje në këtë sektori. Sa i përket metodës së shpenzimeve, konsumi final i popullatës ka qenë me rritje pozitive, me 8.09%”, u shpreh Delia Ibrahimaj, ministre e Financave.

Më tej, ajo u shpreh se me nisjen e vitit 2023 do të nisin dhe procedurat e miratimit të ligjit për bastet sportive online.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kujdes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, përmbylli ministrja Ibrahimaj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *