Të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria kishte ekonominë më pak të kredituar në rajon edhe për vitin e kaluar
Shqipëria ngeli edhe vitin e kaluar ekonomia më e nënkredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Banka Botërore tregojnë se në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 34% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Megjithëse kredia në vlerë absolute ka vazhduar të rritet në vitet e fundit, ajo duket se nuk ka mbajtur ritmet e rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike në periudhën […]