Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dinamo ka arritur akordin me Bylisin për transferimin e dy lojtarëve, Mustafa Malomo dhe Ajodeji Malomon, të cilët do të bashkohen me skuadrën e Dajës gjatë ditëve në vijim. Interesant është fakti se dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën pasditen e së shtunës në stadiumin “Air Albania”, teksa pritet që dy lojtarët të jenë mungesa e rëndësishme e të dyja skuadrave.
Nga ana tjetër, Bylisi nuk ka arsye pse të lërë dy lojtarët e lirë para ndeshjes dhe që t’i ketë kundërshtarë, megjithëse edhe koha për t’u përgatitur nuk premton. Kështu, pas ndeshjes ndaj Bylisit, trajneri Daja mund të bëjë llogaritë me dy lojtarë më shumë, që natyrisht do të shtojnë forcat në sulm. Dinamo do të paguajë kartonin e dy lojtarëve dhe do të lërë një përqindje për klubin e Bylisit në momentin e rishitjes ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur shuma për të cilën dy lojtarët do të kalojnë në kryeqytet.
Dinamo do të presë Bylisin në “Air Albania” ditën e shtunë, duke nisur nga ora 19:00. Këtë sezon, skuadra e Dajës nuk ka arritur të marrë asnjë fitore kundër ballshiotëve, ku të dyja ndeshjet e fazave të para janë mbyllur në barazim, me ekipet që kanë objektiva të ndryshme në këtë sezon.c
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)