Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 30-të të Kategorisë Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës.
Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 4-4-2.
Mbrojtja përbëhet nga Faton Neziri (Dinamo City), Eljon Sota (Egnatia), Elmando Gjini (Vllaznia), dhe Luciano Vera (Tirana).
Në mesfushë janë përzgjedhur Kevin Dodaj (Vllaznia), Irgi Kasalla (Vora), Sherif Kallaku (Vllaznia), dhe Dejvi Bregu (Dinamo City)
Reparti ofensiv përbëhet nga dyshja Erald Maksuti i Flamurtarit dhe Daniel Adjesa i Egnatias. Të dy lojtarët ishin vendimtarë për skuadrat e tyre dhe gjetën rrugën e rrjetës.
Trajner i javës është përzgjedhur Ilir Daja i Dinamos. Blutë u rikthyen te fitorja në kampionat pas tre ndeshjesh.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)