play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Bradley Cooper rrëfen luftën me varësitë para famës

today15/06/2022

Background
share close

Bradley Cooper, ka treguar se para famës që  erdhi me  filmat “Hangover”, ai kishte luftuar me varësinë nga kokaina dhe alkooli.

Shërimi nga kjo varësi i  ka ndryshuar jetën aktorit  dhe e gjithë kjo është bërë e mundur falë kolegut dhe mikut të tij, Will Arnett.

Këtë rrëfim personal, Cooper e bëri gjatë një interviste për podcastin “Smartless”, të prezantuar  nga tre aktorë, Jason Bateman, Sean Hayes dhe Will Arnett.

Aty, Bradley foli hapur për sfidat që  ka përjetuar si pasojë e varësisë, mungesës së vetëbesimit dhe gjetjes së vetes në botën e Hollywoodit.

Bradley Cooper opens up about his past struggles with cocaine addiction: I  was so lost | PINKVILLA

Aktori thotë se në atë kohë gjendej në një vend të errët në jetën e tij kur kishte shumë problem me vetëbesimin.

“Isha i përhumbur. Po ashtu isha i varur nga kokaina”.

Nga atëherë, Bradley Cooper ka arritur të shndërrohet në një prej aktorëve më të kërkuar në Hollywood, i ka marrë disa nominime për çmim “Oscar” si aktor, dhe ka krijuar reputacion si regjisor i zoti me filmin e tij debutues, “A Star Is Born”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *