play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Bindet Asllani, shumë pranë Besiktasit

today29/01/2026

Background
share close

Besiktasit duket se është destinacioni përfundimtar për Kristjan Asllanin. Pavarësisht se pak ditë më parë u raportua nga mediat italiane se mesfushori kuqezi kishte refuzuar skuadrën turke, këtë herë eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, shpjegon se bisedimet janë në drejtimin e duhur dhe pranë finalizimit të marrëveshjes.

Sipas tij, Asllani ka dhënë miratimin dhe të gjitha palët e përfshira, si skuadra e Torinos ashtu edhe ajo e Interit, janë thjesht duke kryer detajet e fundit burokratike përpara zyrtarizimit të transferimit të tij.

23-vjeçari do të kërkojë ringritjen pas një periudhe të vështirë, ku nuk është aktivizuar, në një kampionat ku mund të gjejë më shumë hapësira dhe të ketë rol protagonisti.

Besiktasit për momentin ndodhet tre pikë larg zonës evropiane, por 15 pikë larg kryesuesve të Galatasarayt në kampionatin turk.

Në rast se nuk do të ketë surpriza të tjera, Asllani pritet të udhëtojë drejt Turqisë në orët e ardhshme për të hedhur firmën në kontratë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *